Dy policë në Mitrovicë kanë raportuar një rast se një mashkull kosovar po i shqetëson në mënyrë të vazhdueshme.
Ai i kishte shqetësuar deri sa ishin në seancë gjyqësore, por edhe përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshme.
Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Rr. Filip Visnjica, Mitrovicë 04.03.2022 – 10:00. Dy zyrtarë policorë kanë raportuar se janë shqetësuar nga i dyshuari mashkull kosovarë deri sa ishin në seancë gjyqësore. I dyshuari edhe përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshme kishte shqetësuar dhe ofenduar zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.