Dy efektivë policie janë vrarë në orët e para të mëngjesit të së hënës në Gjermani. Ata ndodheshin në detyrë gjatë një kontrolli trafiku në rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz.
Të shtënat fatale për dy efektivët sipas Bild janë regjistruar rreth orës 04:20 të mëngjesit.
Sipas informacioneve, ata dërguan fillimisht një mesazh radiofonik ku thuhej se kishin ndaluar një automjet të dyshimtë për kontroll.
Menjëherë pas kësaj thirrje ka ardhur edhe një mesazh i dytë “Ata po qëllojnë mbi ne”, janë shprehur dy efektivët dhe më pas kontakti i radios është shkëputur. /abcnews.al