Sot do të shënohet 110 vjetori i Kuvendit të Junikut, shkruan Fol Drejt.
Me këtë rast, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të qëndrojë në Kosovë, ku së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Omsani do të marrin pjesë në shënimin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut i paraparë të mbahet prej orës 13:00.
Ua kujtojmë se Kuvendi i Junikut u mbajt prej 21 deri më 25 maj 1912 në Junik me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit…
Ceremonia e sotme, ndërkaq, do të fillojë me vendosjen e luleve te busti i heroit Edmond Hoxha në Junik./FolDrejt/