Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 32 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.056 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.330 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, transmeton Fol Drejt.
Deri më sot janë dhënë 101.996 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 612 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.645.
Në total numri i rasteve aktive është 363./FolDrejt/