Dy persona janë arrestuar në komunën e Prishtinës e Fushë Kosovës pas konfiskimit të armëve nga policia e Kosovës.
Dy rastet kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00 në Fushë Kosovë, e rreth orës 23:15 në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Në rastin e ndodhur në Fushë Kosovë, në detajet e raportit 24 orësh të policisë, theksohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi tek i njëjti policia ka gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një elektroshok. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Në Prishtinë, ndërkohë, në raportin policor, thuhet se është ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar ku gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë me gjashtë(6) fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /FolDrejt/