Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit janë raportuar në Gjakovë, në të dy rastet viktimë është bashkëshortja, kurse të dyshuar burrat e tyre.
Këto janë dy rastet sipas raportit 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt:
“Gjakovë, 28.03.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Gjakovë , 28.03.2022 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”./FolDrejt/