Në raportin e policisë nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës kanë ardhur dy raste të dhunës në familje, ku në të dy rastet kanë sulmin e ka kryer mashkulli e viktimë ka qenë femra, transmeton Fol Drejt.
Të dy sulmuesit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.
Këto janë dy rastet e plota të raportuara nga policia:
“Prishtinë 16.11.2022 – 00:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”
“Lipjan 10.11.2022-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë, raporton Fol Drejt.