Rreth 80 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar deri më tani në të paktën 12 vende dhe 50 raste të tjera të dyshimta janë duke u hetuar, tha më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Të paktën dy raste të lisë së majmunëve janë regjistruar në Berlin, njoftuan sot autoritetet shëndetësore në kryeqytetin gjerman, një ditë pasi rasti i parë në Mynih u shfaq në atë vend.
Ministria e Shëndetësisë e qytetit të Berlinit në një deklaratë deklaroi se ka të ngjarë të shfaqen më shumë raste në ditët në vijim, duke shtuar se pacientët janë në gjendje stabile dhe se sekuenca gjenetike do të sqarojë llojin e shtamit, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.