Dy raste të vetëvrasjes janë raportuar gjatë ditës së djeshme.
Rastet janë raportuar në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, përcjell Fol Drejt.
“Prishtinë, 02.03.2023 – 11:29. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion. Rasti është duke u hetuar.
Fushë Kosovë, 02.03.2023 – 22:45. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga një objekt banesor. Njësiti policor përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit inicohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Obduksion IML”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/