Një ditë pas humbjes në finale, Karim Benzema, sulmuesi i Realit dhe fituesi i Topit të Artë në vitin 2022, përfundoi karrierën me kombëtaren.
Benzema humbi Botërorin për shkak të dëmtimit, por ishte gati t’i bashkohej kombëtares në fazën eliminatore. Sidoqoftë, Deschamps vendosi të mos e përdorte në fund të fundit. Pas vendimit të trajnerit, Benzema vendosi të largohet më në fund nga skuadra e kombëtares.
Gazetari francez Romain Molina ka zbuluar se kush e priste më shumë largimin e Benzemës nga kampi i përfaqësueses në Doha.
“Dy u dalluan – Antoine Griezmann dhe Hugo Lloris. Ata ishin të lumtur kur Benzema u lëndua dhe të lumtur që e panë të largohej sepse nuk e pranuan kurrë rikthimin e tij në ekip. Ata kishin frikë për statusin e tyre si startues ekipi” , shkruan Molina./FolDrejt/