Dy shtetas të huaj janë goditur nga rrufeja në fshatin Zatriq të Rahovecit.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:55, transmeton Fol Drejt.
“Është raportuar se dy viktima meshkuj shtetas të huaj derisa kishin qenë duke punuar ishin goditur nga rrufeja. Njësitë relevante të policisë së bashku me ambulancë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku njëri prej viktimave në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal Prizren ku nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë, kurse viktima tjetër i lënduar është dërguar në QKUK por sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shprehet Policia e Kosovës në raportin 24 orësh/FolDrejt/