Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë rrahur mes vete në Fushë Kosovë.
Të dyshuarit janë shtetas të Shqipërisë dhe pas rrahjes kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të shqipërisë të cilët për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin. Si pasojë e rastit të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.