Ylli i Sassuolos, Domenico Berardi është kthyer në “mollë sherri” mes Juventusit dhe Romës. Si bardhezinjtë ashtu edhe verdhekuqtë kërkojnë transferimin e tij.
Për italianin ekipet që duan të sigurojnë shërbimet e tij duhet të paguajnë te Sassuolo rreth 30 milionë euro, në mënyrë që klubi aktual i tij ta lërë të lirë.
Juventusi është në kërkim të paktën një anësori të ri sulmues, duke pasur parasysh se Federico Bernardeschi dhe Paulo Dybala do të largohen nga klubi në fund të kontratave të tyre më 30 qershor.
Roma është gjithashtu e interesuar, por sipas “Il Corriere dello Sport”, ata do të jenë në gjendje të bëjnë një ofertë vetëm nëse Nicolo Zaniolo largohet./abcnews.al/