Dy persona kanë lënë prapa burgjet ku po qëndronin dhe kanë arritur të largohen në drejtim ende të panjohur për policinë.
Kështu ka informuar policia në raportin 24-orësh, teksa ka bërë me dije se dy rastet kanë ndodhur një në Novëbërdë, e tjetri në Vushtrri.
Për rastin në Novëbërdë, raportohet se ka ndodhur rreth orës 13:12 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh thuhet se është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka arritur që të largohet në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme.
Në Vushtrri, ndërkaq, taportohet se i dyshuari mashkull kosovar në rrethana të panjohura ka kryer është arratisur nga burgu.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme, thuhet në raport./FolDrejt/