Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se janë marrë me prostitucion, transmeton Fol Drejt.
Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-njësia në Mitrovicë Jugu, si rezultat ndërmarrjes së masave parandaluese dhe veprimeve operacionale në terren, me datë 09.12.2021 ka arritur të identifikojë dhe njëherit arrestoi dy persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për përfshirje në marrje me prostitucion.
Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe në konsultimit me gjyqtaren për kundërvajtje, është sugjeruar që lënda të kompletohet dhe të procedohet në Gjykatën kompetente për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale në luftimin e të gjitha dukurive negative./FolDrejt/