Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Personi i sulmuar, për rrjedhojë, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Fushë Kosovë 20.07.2022 – 21:25. Viktima mashkull kosovar njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar të panjohur me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor” – thuhet në raport.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar./FolDrejt/