Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes një treni dhe një veture në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, e cila tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Sipas Ahmetit, me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor. /BetimipërDrejtësi/