Në Rr. Dëshmorët e Gollakut në qytetin e Prishtinës më datë 06.03.2022 në ora16:35 dy meshkuj të mitur kosovarë kanë kanosur dhe sulmuar me thikë një të mitur tjetër.
Sipas policisë, nuk ka të lënduar, kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të mitur pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu i mitur. Gjatë kontrollit tek njeri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.