Në fshatin Banjë të Zubik Potokut janë vërejtur dy persona të panjohur duke sjellur kafshë (dele) në territorin e Kosovës.
Policia ka reaguar, por personat e panjohur janë kthyer përsëri në territorin e Serbisë.
“Raportohet se janë vërejtur dy të dyshuar deri më tani të pa njohur të cilët nga territori i Serbisë ishin duke sjell disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës. Njësitet policore kanë lokalizuar kafshë, ndërsa personat e dyshuar duke shfrytëzuar terrenin malor kanë ikur në territorin serb. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, janë njoftuar Dogana e Kosovës dhe AVUK-u për procedura të mëtutjeshme”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.