Dy të rinj kosovar janë kapur me 28 mijë euro në doganë, të cilat nuk i kishin deklaruar.
Policia e Shtetit bën me dije se ka proceduar penalisht dy persona, pasi në doganën e Morinës ata janë kapur me një sasi prej 28500 euro të padeklaruara, përcjell Fol Drejt.
“Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D.R., 24 vjeç dhe D.Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njofton policia./FolDrejt/