Rasti është cilësuar si “sulm”, ndërsa të arrestuar, sipas raportit 24 orësh, janë dy, shkruan Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Sheshin “Adem Jashari” më 14.06.2023, në Vushtrri.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë ,njëri i mitur pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me dy te dyshuar tjerë, te cilët te cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes, kanë tentuar që t’i sqarojnë mosmarrëveshjen duke u konfrontuar fizikisht. Pas intervistimit dy te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregull, ndërsa dy te dyshuarit tjerë janë ftuar për tu paraqitur në polici” – thuhet në raport.
Rasti mbetet nën hetime./FolDrejt/