Dy palestinezë u vranë sot nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë autoritetet.
“Dy të rinj u vranë. Samer Khaled (25) u qëllua në qafë dhe Yazan Afan (26) u qëllua në zemër”, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më tej thuhet se që nga fillimi i vitit, 140 persona janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
Dëshmitarët okularë i thanë AA se Afan u vra në përleshjet që shpërthyen midis dhjetëra palestinezëve dhe ushtrisë izraelite, e cila hyri në lagjen Umm Al-Sharayet në qytetin Al-Bireh dhe bastisi një numër të shtëpive.
Sipas dëshmitarëve okularë, Khaled u vra në kampin Balata afër Nablusit pasi forcat e ushtrisë izraelite u futën në qytet.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kërkimit të palestinezëve “të dyshuar”./FolDrejt/