Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë publike statistikat me Covid-19 në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.
Në këto 24 orë janë shënuar 2 raste të vdekjes nga Covid-19, transmeton Fol Drejt.
Ky është njëftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 257 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.816.525 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.354 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.268 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 80 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.776.
Në total numri i rasteve aktive është 831.”/FolDrejt/