Bullgaria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mes përmbytjeve të rënda që vranë dy persona në qytetin turistik jugor Tsarevo, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Agjencia e lajmeve BTA raportoi se njerëzit në zonë u urdhëruan të evakuohen, ndërkohë disa ekipe zjarrfikëse u dërguan nga qytetet e afërta Burgas dhe Primorsko për t’u marrë me situatën.
Lumi Veleka ka dal nga shtrati duke përmbytur rrugën ndërmjet fshatrave Varvara dhe Sinemorets dhe duke e bërë atë të pakalueshme për qarkullim.
Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë ka dhënë paralajmërime për erëra të forta dhe stuhi në 15 rajone.