Rusia shpeshherë kryen sulme në qytetin Kharkiv, ndërsa për shkak të sulmeve gjysma e banorëve të qytetit janë larguar.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të forcave ruse me raketa në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kryetari i Komunës Karhkiv, Ihor Terekhov, në deklaratën e bërë nga rrjetet sociale tha se forcat ruse kanë sulmuar dy qarqe të Kharkivit me sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve.
Ai tha se në sulm kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.
Raketa e hedhur në qarkun Nemishlianski ka rënë në një rrugë kryesore duke shkaktuar gropë.
Përreth zonës të sulmit janë thyer dritaret e një shkolle dhe disa ndërtesave, ndërsa policia e Ukrainës ka bërë hetim në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, gjithashtu u raportua se forcat ruse kanë kryer pasë sulme të veçanta me raketa në Kharkiv gjatë natës dhe nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Rusia shpeshherë kryen sulme në qytetin Kharkiv. Për shkak të sulmeve gjysma e banorëve të qytetit janë larguar./FolDrejt/