Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishujt e Egjeut dhe Turqinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Fuqia e tërmetit ishte 4.8 shkallë Rihter.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në ora 3.30 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej 6 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit ishte 173 kilometra larg brigjeve të rrethit Datca në provincën jugperëndimore Mugla të Turqisë.
Fatmirësisht nuk janë raportuar viktima ose dëme materiale.
Poashtu, një tërmet i dytë me fuqi prej 4.2 ballë ndodhi në Detin Egje në ora 3:44 të mëngjesit sipas kohës lokale, bëri të ditur AFAD.
Rajoni i Egjeut dhe detit Marmara është mjaft seizmologjik./Foldrejt.com