Dy terroristët serbë e arrestuar për sulme ndaj Policës së Kosovës pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Prokuroria ka kërkuar që të kërkohet masa e paraburgimit për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprave terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin se kërkesa është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës’“, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës u sulmua nga grupe terroriste më 24 shtator në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe një tjetër u lëndua.
Gjatë sulmeve, u vranë edhe tre terroristë, ndërsa u sekuestrua sasi e madhe e armatimit.