Gazetari italian Fabrizio Romano ka raportuar se ndeshja Belgjikë – Suedi është ndërprerë, shkaku i vrasjes së dy tifozëve suedezë, transmeton Fol Drejt.
“Ndeshja Belgjikë-Suedi është pezulluar pasi lojtarët tani po refuzojnë të dalin për pjesën e dytë.
Kjo ndodh pasi dy tifozë suedezë të futbollit u qëlluan për vdekje në Bruksel përpara ndeshjes së sotme.
Autori mbetet i lirë deri tani – burimet belge përmendin se ai thuhet se është “afër stadiumit”.
Pas pjesës së parë ndeshja nuk u anulua nga autoritetet e futbollit, por lojtarët më pas refuzuan të kthehen në fushën e blertë” – ka shkruar Romano./FolDrejt/