Policia italiane njoftoi se ka sekuestruar dy tonë kokainë në det në brigjet lindore të Siçilisë, me një vlerë tregu mbi 400 milionë euro.
Sipas La Stampa, droga ishte e paketuar në shtatëdhjetë pako të monitoruara nga pajisje sinjalizuese me dritë dhe një rrjet i lidhur, përcjell Fol Drejt.
“Droga ishte në 70 pako me një peshë totale gati 2000 kilogramë. Është një nga zbulimet më të mëdha të drogës ndonjëherë në territorin shtetëror. Pakot u pikasën nga njësitë ajrore-detare në kuadër të aktiviteteve specifike të kontrollit të policisë financiare se, kanë kryer një aksion”, shkruan një gazetë italiane. Gjithashtu, ka nisur aktiviteti i zbulimit ajror të terrenit.
“Ne kontrolluam praninë e pakove të tjera në zonën ku u gjetën këto pako. Pas përfundimit të aktiviteteve ajrore dhe detare, forcat nga Catania vazhduan me inspektimin e paketës. Pas analizave u konstatua se ishte kokainë”, tha ai./FolDrejt/