Në Rr. Naim Frashëri të qytetit të Pejës më datë 02.03.2022 rreth orës 14:20 dy vajzave të cilat ishin duke ecur në rrugë, një person i panjohur nga vetura në lëvizje i ka drejtuar armën.
Policia raporton se nuk ka të arrëstuar, ndërsa rasti është nën hetime.
“Dy viktima femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në rrugë, nga një veturë në lëvizje një person i panjohur u ka drejtuar armën. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar”, ky është raporti policor lidhur me këtë rast, përcjell FolDrejt.