Në Viti ka ndodhur një rast i dhunës në familje.
Atje dyshohet që janë rrahur mes vete dy vëllezër, të cilët pastaj janë dërguar në spital për trajtim mjekësor e nga aty janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër), pasi që janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.