Suedia deri tani ka ndjekur një rrugë të veçantë në pandeminë e koronavirusit. Në vend të masave izoluese dhe kufizimeve si në vendet e tjera europiane, suedezët fillimisht i varën shpresat tek imuniteti i tufës – dhe më vonë tek arsyeja e njerëzve. Për këtë kjo strategji u kritikua shumë, kryesisht në sfondin e rritjes së numrit të infeksioneve. Sipas Universitetit John Hopkins deri tani në Suedi janë infektuar mbi 600.000 vetë me koronavirus.
Tani ky vend bashkë me Danimarkën sërish duan të ndjekin një rrugë të tyren duke dashur të aplikojnë deri në verë certifikatën digjitale të vaksinës ndaj koronavirusit. Për çfarë është menduar pasaporta e vaksinimit?
Fillimisht synohet, sipas ministrit të Digjitalizimit Anders Ygeman, që në këtë mënyrë të vërtetohet, që personi është i vaksinuar. Të tilla dëshmi mund të ndihmojnë p.sh. për udhëtimet në vende të tjera ose janë të rëndësishme edhe në veprimtaritë kulturore e sportive. Infrastruktura digjitale për vaksinën duhet të jetë gati deri më 1 qershor.