Dy qytetarë, njëri në Prishtinë e tjetri në Podujevë, deklaruan në polici se veturat e tyre u goditën nga plumbat qorr në natën e kaluar.
Rastet janë raportuar në Policinë e Kosovës, gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 31.12.2023 – 18:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur xhamin e veturës. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 31.12.2023 – 21:48. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur veturën. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”.