Policia e Kosovës ka raportuar për (4) raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë gjatë orëve të hershme të martën, ndër to edhe zyret e portalit tonë FolDrejt.com
Në një rast, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokalin e tij gjatë orës 4:07 dhe kanë marrë disa pajisje kompjuterike. Personat janë larguar nga vendi, poashtu Policia po heton rastin.
Policia ka dyshime se këta persona kanë bërë më shumë se 30 vjedhje, por që akoma nuk ka mundur t’i identifikojë ata. /FolDrejt.com/