Drejtoria rajonale e Prizrenit ka informuar se janë raportuar dy raste të vjedhjes së rëndë gjatë javës së fundit.
Në Malësinë e Re të Prizrenit, viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kishin vjedhur: para të gatshme, një pistoletë për të cilën posedonte leje për mbajtje dhe disa gjësende tjera, transmeton Fol Drejt.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin.
Ndërsa në Petrovë, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë vjedhur katër bateri të traktorëve. Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/