Dy raste të vrasjes në tentativë janë raportuar dje në polici, njëra raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, kurse tjetra në Drenas.
Ky është raporti i policisë për këto dy raste, përcjell FolDrejt:
“Prishtinë 17.03.2022 – 08:30. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me thikë nga një i dyshuar. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Gllogoc 17.03.2022 – 20:21.Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që sipas tij për deri sa ishte duke ecur rrugës është plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”./FolDrejt/