Sulmuesi Bianconer i tha yllit Portugez se nuk të duan në vendin tim. Paulo Dybala thotë se ai i tha shokut të skuadrës së Juventusit, Cristiano Ronaldos se ai nuk është një figurë shumë e njohur në Argjentinë, pasi atdheu i Lionel Messit e “urren” yllin portugez.
Rivaliteti sportiv mes Messit dhe Ronaldos ka ekzistuar në të kaluaren dhe vazhdon tani, ata dy konsiderohen se kanë qenë rivalet më të mëdhenjë në histori të futbollit.
Ndëshjet midis Barcelonës së Messit dhe Real Madridit të Ronaldos kanë qenë ndër më të pritshmet dhe më të vlerësuarat në historinë e futbollit, me të dy lojtarët që kanë treguar lojëra të bukura në klubet e tyre.
Ronaldo u transferua te Juventus në verën e vitit 2018, duke i dhënë fund rivalitetit në La Liga, por debati ende vazhdon se cili nga të dy duhet të jetë si lojtar më i mirë.
Tani shoku i skuadrës së Ronaldos në Torino, argjentinasi Dybala pranoi para yllit portugez se vendi i tij nuk e do atë, edhe pse ai ka mësuar tanimë që Ronaldo është një person i shkëlqyer.
“Unë i thashë atij, Cristianos, në Argjentinë, ne ju urrejmë pak për shkak të karakterit tuaj, për gjestet qe bën dhe për mënyrën se si ecni”, “tha Dybala në një intervistë me Shoqatën Argjentinase të Futbollit.
“E vërteta është se më keni befasuar sepse kam vërtetuar që jeni krejtësisht ndryshe”, përfundoi Dybala. //FolDrejt