Apple mbylli dyqanet e saj jashtë Kinës për shkak të koronavirusit kohët e fundit, dhe kur ato u mbyllën u tha që kjo do të ishte deri në muajin prill, por kjo periudhë tani është zgjatur.
Apple kohët e fundit ka njoftuar punonjësit e saj se dyqanet e tyre në SH.B.A. do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri të paktën në fillim të majit.
Shumë prej punonjësve të Apple janë duke punuar nga shtëpia dhe ky rregull tani është shtrirë për të gjithë punonjësit deri në fillim të majit.
Kjo përfshin kompanitë e dyqaneve të shitjes me pakicë, administratën e kompanisë, zyrtarët e tyre dhe jo vetëm. Ky rregull është vetëm për SHBA në këtë moment, por dyshohet se kjo do të vlejë edhe për vendet e tjera derisa Apple të njoftojë datat për kur dyqanet e tyre mund të rihapen në vendet e tjera.
Do të varet nga secili vend dhe nga kufizimet që ka ai vend për hapjen e dyqaneve për shkak të shpërthimit të virusit në të gjithë botën.