Një dyqan ONE në Spanjë ishte ngopur me turistët që sapo hynin dhe bënin foto pa blerë asgjë, ndaj vendosën të vendosin një tarifë hyrjeje në shumën prej pesë euro dhe varën një tabelë.
Queviures Múrria është një dyqan ushqimor 125-vjeçar në Barcelonë dhe është një nga vendet më tërheqëse në qytet, dhe së fundmi shërben edhe ushqim, përcjell Fol Drejt.
Siç shkruan Oddity Central, pamja e cilësisë së mirë dhe dizajni tradicional i brendshëm i dyqanit tërheq qindra turistë çdo ditë, por problemi është se shumë prej tyre nuk janë vërtet të interesuar për produktet që shiten brenda, si salcice të thata tradicionale spanjolle, mish të ftohtë, djathë, vajra etj. Sipas një prej drejtuesve të dyqaneve, shumë njerëz hyjnë, as nuk përshëndesin, bëjnë foto dhe largohen pa blerë asgjë.
Filloi si shaka
Ndaj filluan t’i tarifojnë turistët “vetëm për shikim” për t’i dekurajuar nga ky plan i tyre. Toni Merino, një nga menaxherët e Queviures Múrria, tha se ideja për të ngarkuar turistët që thjesht të hynin në dyqan, të shikonin përreth dhe të bënin foto pa blerë asgjë, nisi si shaka.
Por duke qenë se kjo praktikë e turistëve filloi të shqetësonte stafin dhe klientët e rregullt, ata vendosën të zbatojnë vendimin për tarifimin e përhershëm.
Sipas The Strait Times, që atëherë turistët kanë ndaluar të vijnë në dyqan për të bërë foto, por kryesisht qëndrojnë jashtë dhe shikojnë nga dritarja. Merino tha: “Nuk na bën vërtet para shtesë, por shenja funksionon. Ne nuk i kemi ngarkuar askujt pesë euro ende, sepse nuk është ky qëllimi.”/FolDrejt/