Dyqani Ikea afër Frankfurtit në Gjermani lejoj shfrytëzimin e parkingut të veturave për besimtaret mysliman që të falin namazin e Fiter Bajramit.
Rreth 800 myslimanë u lutën në hapësirën e madhe për të shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit të Dielën.
“Lutja përmbyllëse me të gjithë muslimanët në Wetzlar ishte si një shpërblim për ne,” tha kryetari i xhamisë për BBC News.
Vendet e adhurimit janë rihapur në Gjermani, por ato duhet të ndjekin rregulla strikte për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Duke kërkuar një hapësirë alternative për të akomoduar shumë njerëz që praktikojnë distanca sociale, kryetari i xhamisë Wetzlar, Kadir Terzi, iu afrua Ikea javën e kaluar.
Ai i tha BBC News se nuk ishte shpresë se do të merrte një përgjigje pozitive.
“Por menaxheri i dyqanit nuk ngurroi për një sekondë dhe tha ‘po, ju mund të luteni’. Unë u befasova dhe u gëzova në të njëjtën kohë,” shpjegoi Z. Terzi, i cili më pas organizoi lutjen së bashku me xhaminë Ditib Wetzlar.