Dy persona janë arrestuar në Prishtinë.
Shtetasja e Shqipërisë dhe mashkulli kosovar janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Që të dy akuzohen për mundësim ose detyrim në prostitucion.
Si prova materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar dy telefona celularë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/