I huazuar nga Barça te Aston Villa, trajneri Steven Gerrard u ka kërkuar drejtuesve të tij që të përpiqen të negociojnë për blerjen përfundimtare të kartonit të Philipe Coutinho, i cili po bën paraqitje pozitive në Premier League, që nga transferimi i tij gjatë merkatos së verës.
“Ne duam Coutinhon këtu”, tha tekniku anglez për ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpool-it. Coutinho ishte zëvendësues kundër Burnley-t dhe hyri në lojë në minutën e 80-të të lojës, por Gerrard e bëri të qartë se “Philippe e ka kuptuar. Ai ka luajtur shumë ndeshje radhazi”.
Kujtojmë se Aston Villa ka opsion blerjen përfundimtare të Coutinhos për shifrën e 40 milionë eurosh, pos sipas asaj që raportojnë mediat angleze e ardhmja e sulmuesit në pronësi të Barcelonës do të jetë në Premier League, por me fanellën e një tjetër skuadre, sipas “the Sun” është Newcastle./FolDrejt/