Në Fushë Kosovë një person ka humbur jetën, ndërsa dyshohet se shkak për këtë është kontakti i tij me energjinë elektrike, thotë policia, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit të policisë, trupi i tij është dërguar për obduksion:
“Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 18.10.2023 – 11:32. Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.”/FolDrejt/