Pas rastit ku prindi dyshohet se ka rrahur dhe ngacmuar seksualisht të bijën, ka ardhur reagimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka kërkuar paraburgim.
Lajmin për këtë kërkesë e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, për klankosova.tv.
Rasti dyshohet se ka ndodhur në komunën e Podujevës, me ç’rast nën akuzat për rrahje dhe ngacmim seksual ndaj së bijës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Denoncimin në polici e ka bërë vetë e bija./FolDrejt/