Një i mitur është arrestuar të dielën në Gjakovë.
Ai dyshohet se e ka vjedhur kuletën e një gruaje e cila në të kishte hiç më pak se 1 mijë e 100 euro.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.
I dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.
VJEDHJE E RËNDË
Rr. Ahmet Korenica, Gjakovë 18.09.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte vjedhur portofolin me 1100 € në shtëpinë e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.