Dyshohet se ka vdekur njëri prej personave të lënduar në vendin e punës në Prishtinë.
Klan Kosova mëson se personi që dyshohet se ka vdekur është një 45 vjeçar nga Prishtina.
Më herët raportuam se dy persona janë lënduar në vendin e punës.
Mësohet se ata kishin rënë nga një lartësi, ku ishin duke punuar, në vende të ndryshme të punës.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por të njëjtit kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë informacion në lidhje me rastin./KlanKosova/