Është pezulluar ish-prokurori Ali Rexha, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar prokurorin në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani.
“Mund t’ju njoftojmë se sot, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar personi për të cilin keni parashtruar pyetje, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja”, sipas KPRK-së”.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes një komunikate për media gjatë pasdites së sotme, e ka dënuar fuqishëm kërcënimin ndaj prokurorit Lulzim Sulejmani.
“Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-pokurorit special, Ali Rexha. Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Lulzim Sulejmani dhe ofron mbështetje të plotë në punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit si Prokuror i Shtetit”./FolDrejt/