25 qengja që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia i janë gjetur një banori në fshatin Cerkolez të Istogut.
Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV-it dhe prokurori, transmeton Fol Drejt.
” Policia gjatë patrullimit ka ndaluar kombin e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit i janë vërejtur 25 copë qengja të cilët dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia. Në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV-it dhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, derisa kafshët mbeten nën përkujdesjen e të dyshuarit, kombi i është sekuestruar./FolDrejt/