Gjatë një seance në Gjykatën Qendrore Penale të Londrës, e njohur gjithashtu si Old Bailey, Spacey mohoi katër akuza për sulm seksual dhe një për nxitjen e një personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa pëlqim.
Aktori Kevin Spacey deklaroi se është i pafajshëm lidhur me akuzat për sulm seksual ndaj tre burrave, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gjatë një seance në Gjykatën Qendrore Penale të Londrës, e njohur gjithashtu si Old Bailey, Spacey mohoi katër akuza për sulm seksual dhe një për nxitjen e një personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa pëlqim.
Atij iu dha lirimi pa kushte nga gjyqtari, i cili caktoi datën e gjykimit për 6 qershor të vitit të ardhshëm dhe tha se do të zgjasë nga tre deri në katër javë.
Spacey, 62-vjeç, dyshohet se veprat penale i ka kryer midis 2005 dhe 2013 në Londër dhe Gloucestershire.
Ai ishte drejtor artistik i teatrit Old Vic të Londrës midis 2004 dhe 2015.
Tre burrat që akuzuan aktorin, i cili dy herë ka fituar Oskarin, tani janë në të 30-at dhe 40-at e tyre.
Ekipi i avokatëve të Spacey ka thënë më parë se ai i “mohon fuqishëm” akuzat./FolDrejt/