Ka vdekur një person 55 vjeçar në fshatin Zabel i Ulët i komunës së Drenasit.
Dyshohet se ai ka thithur tymin e shkaktuar nga një ngrohëse elektrike.
Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës, në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia kanë filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore.
“Rreth orës 14:00 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit.Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”.
“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55 vjec.Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxemëse elektrike”, u shpreh ai.
Tutje, ai bëri të ditur se policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutim e mjekësisë ligjore për obduksion.